Dortmundi mposht Hofenhajmin dhe i merr vendin e 3-të (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 23:39

Dortmundi mposht Hofenhajmin dhe i merr vendin e 3-të (VIDEO)

Borusia e Dortmundit ka mposhtur me rezultatin 2-1 Hofenhajmin në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Bundesligës. Verdhezinjtë fituan në përballjen direkte për vendin e 3-të falë golave të Rojs në minutën e 4-t dhe Aubamejang në minutën e 82-të. Sulmuesi nga Gaboni humbi dhe një penallti në minutën e 14. Për Hofenhajmin shënoi Kramariç në minutën e 86 me penallti.

dortmund

Në ndeshjet e tjera, Bajerni i shpallur tashmë kampion mposhti Darmshtadin me rezultatin 1-0, ndërsa Volfsburgu arriti të merrte një fitore me shumë vlerë për mbijetesën.

Java 32 – Rezultatet

Mynshengladbah – Augzburg 1-1

Bajern Mynih – Darmshtad 1-0

Dortmund – Hofenhajm 2-1

Aintrakt Frankfurt – Volfsburg 0-2

Ingolshtad – Leverkusen 1-1

Herta Berlin – Lajpcig 1-4

bundesliga

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"