“Dortmundi mbetet favoriti për të kaluar më tej”, trajneri i Lacios: Fjala e duhur për ne ëshë përulja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 23:23

“Dortmundi mbetet favoriti për të kaluar më tej”, trajneri i Lacios: Fjala e duhur për ne ëshë përulja

Trajneri i Lacios Simone Inzagi tregoi respekt për kundërshtarijn e sotëm Borusia Dortmundin, të cilin e mposhti me rezultatin 3-1. Pasi lacialët u rikhyen në areën e Ligës së Kampioneve me fitore bindëse 3-1, tekniku italian shtoi se bardhekaltërit fituan duke treguar përulje në këtë përballje me gjermanët.
inzagi
“ Ndeshja – Sonte Borusia Dortmundi më befasoi shumë, janë tepër të fortë, por ne u treguam të zotë duke i thyer me kundërsulme. Përulja është fjala e duhur për të gjetur Lacion e vërtetë. Ne shkuam në Sampdoria me 7-8 mungesa dhe çdo gjë u bë më e vështirë.

Shanset për kualifikim – Është një grup i hapur. Pavarësisht humbjes Borusia mbetet favoriti kryesor, por dhe ekipet e tjera janë të forta”, u shpreh Simone Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"