Dortmundi dhe Gjermania e presin me padurim, ja kur do të rikthehet Marko Rojs në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 18:58

Dortmundi dhe Gjermania e presin me padurim, ja kur do të rikthehet Marko Rojs në fushë

Derbi i “Ruhrit” do të sillte festë te tifozët e Dortmundit pas suksesit ndaj Shalkes me shifrat 1- 0. Goli i talentit Mukoko do të vendoste fatet e takimit, por kaq pasi dëmtimi i Marko Rojsit do të zbehte gjithë atë atmosferë madhështore të krijuar në mitikun “Signial Iduna Park”.

rojs

Kapiteni i Dortmundit do të detyrohej të linte fushën me barelë pas një dueli të zakonshëm, por për kaviljen e tij jo. Është vetë klubi gjerman, i cili ka dalë me njoftim zyrtar se nga analizat e kryera 33-vjeçari do të mungojë 3-4 javë.

Pikëpyetja më e madhe që shtrohet aktualisht mbi Rojsin është nëse do të arrijë të rikuperohet dot në kohë për Botërorin e Katarit, i cili fillon në 21 nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"