Dortmundi bën gati goditjen tjetër, pranë firmës me Mario Gomez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2016 | 16:06

Dortmundi bën gati goditjen tjetër, pranë firmës me Mario Gomez

Bajern Mynih duhet të bëjë llogaritë mirë me Borusian e Dortmundit në këtë sezon, pasi skuadra e drejtuar nga Tuhel, por bën një merkato të jashtëzakonshme.

mario gomez

Pas firmës me emra si Dembele, Gëce dhe Shyrle, Borusia i ka hedhur sytë drejt një tjetër elementi që do të fuqizojë ndjeshëm repartin e avancuar, sulmuesit Mario Gomez.

Futbollisti i përfaqësueses gjermane i ka dhënë lamtumirën Turqisë tre ditë më parë, duke zgjedhur që të mos qëndrojë te Beshiktashi, për shkak të “situatës politike në vend”. Të paktën ky ishte pretendimi i lojtarit në mesazhin publik drejtuar tifozëve të Beshiktashit.

mario gomez

Por gazeta turke “Hurriyet” ka zbuluar se menaxheri i tij ka qenë në bisedime me Borusian, e cila është gati të kthejë futbollistin shtatlartë në Gjermani, ndërsa ka gjetur shumë shpejt akordin me të.

230720161116432535511_2

Tashmë mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët edhe me Fiorentinën e cila zotëron kartonin e Mario Gomezit dhe e kishte huazuar atë në sezonin e kaluar në Turqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"