Dortmund rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjesh, i nderon mbrojtësi grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 22:36

Dortmund rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjesh, i nderon mbrojtësi grek

Borusia Dortmund rikthehet te fitorja pas plot tetë ndeshjesh me fitoren 0-2 në fushën e Mainz-it, në ndeshjen që u luajt në kuadër të javës së 16-të të Bundesligës. Fitorja ka ardhur pas shkarkimit të trajneri Bosz, ndërsa në stol ndeshjen e sotme ishte trajneri i ri, austriaku Stroger.

sokratis

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura ndërsa në pjesën e dytë Dortmund është zgjuar duke shënuar 2 herë. Goli i parë u shënua nga mbrojtësi Sokratis ne minutën e 55-të ndërsa golin e dytë e shënoi japonezi Kagaua, pas një asisiti të Aubamejang. Me këtë fitore Borusia Dortmund shkon në vendin e 4-t me 25 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"