Dortmund-Bajern, 25 vite luftë e paepur për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 23:27

Dortmund-Bajern, 25 vite luftë e paepur për titullin

Në javën e fundit të sezonit 2008-2009 skuadra e Volfsburgut arriti të fitonte titullin kampion pas një suksesi 5-1 me Verder Bremen. Pas ndeshjes, kapiteni Josue, ishte braziliani i parë që fitonte trofeun në Gjermani. Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme përse ky titull hyri në histori. Viti 2009 ishte i fundit ku Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit qëndronin në majën e futbollit gjerman. Në Bundesligë, këto dy skuadra ishin rivalët kryesorë për titull dhe nëse kishte një ekip që mund t’u bënte ballë bavarezëve, ishte pikërisht Borusia. Në kampionat, që nga viti 2010, kjo është përballja e 19-të për trofeun prestigjioz. Tetë herë këto dy skuadra kanë luftuar si vend i parë dhe i dytë. Një statistikë vërtet unike.
BAJERN BORUSIA

REKORDI – Rivaliteti sportiv i klasikes gjermane pasqyrohet shpesh në fushën e blertë. Nuk është rastësi që ky është takimi me më shumë kartonë në historinë e Bundesligës. Më 7 maj të 2001-shit, arbitri Hartmut Shtrampe nxori nga xhepi 9 kartonë të verdhë, një herë të verdhin e dytë dhe 2 kartonë të kuq direkt. Por kartonët e shumtë në ndeshjen e 2001-shit nuk ishte i vemti rekord midis dy skuadrave. Në 2009-ën, Tomas Myler shënoi golin e parë për Bajernin e Myihut në kampionat. Vetëm pak muaj më vonë nga goli i parë u bë dopietë, në fund bavarezët fituan titullin pasi mundën 5-1 verdhezinjtë në ndeshjen e dytë të sezonit.
GETZE

Në shkurt të 2012-ës, Borusia e Dortmundit nën drejtimin e Jurgen Klop, vendosi një rekord të ri për sa i përket moshës më të re të lojtarëve (22.8 vjeç). Borusia mundi bavarezët me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e Mario Gëces duke i rrëmbyer skuadrës së Jup Hejnkesit titullin kampion që shkoi në Dortmund. Më 11.4.2012, Robert Levandovski shënoi golin e parë ndaj skuadrës së tij aktuale në një ndeshje dramatike në Dortmund që do të vendoste titullin kampion. Arjen Roben humbi penalltinë e parë dhe të vetme me Bajernin e Mynihut në një sfidë të Bundesligës pikërisht ndaj Borusias. Roman Vajdenfeler u bë heroi i verdhezinjve me një pritje spektakolare nga pika e bardhë. Titulli shkoi në Dortmund për të dytën herë radhazi. Nga skuadra e 2012- ës ka mbetur vetëm Mats Humels. Ndërsa për bavarezët është Nojer dhe Myler.

process
HITCFELD, MBRETI I KLASIKES – Nëse flet për ndeshjen Bajern-Dortmund, nuk mund të lësh pa përmendur trajnerin legjendar, Otmar Hitcfeld. Trajneri gjerman i ka drejtuar të dyja skuadrat gjatë karrierës së tij duke fituar tituj të rëndësishëm. Ai gëzon respekt maksimal në Dortmund dhe Mynih. Në 1997-ën Borusia mundi Juventusin në finalen e Champions-it me rezultatin 3- 1 duke sjellë në Gjermani një trofe prestigjioz. Plot 26 klasike numëron 71-vjeçari nga këto 12 me BVB dhe 14 me Bajernin.
gjermani
TITULLI NË KOHË PANDEMIE – Në sezonin aktual skuadrat gjenden pranë njëratjetrës, ashtu si në sezonin e kaluar. Bajerni siguroi titullin vetëm në javën e fundit duke mbyllur një sezon spektakolar. Tani pas ndërprerjes së kampionatit për shkak të pandemisë, gjithçka është si më parë. Edhe pse kampionët në fuqi kanë një avantazh prej 4 pikësh ndaj verdhezinjve. Pas dy javësh Bajerni do të udhëtojë në transfertën e “Signal Iduna Park”, i cili si rrallëherë do të jetë i boshatisur. Por klasikja pritet të ketë një shikueshmëri rekord teksa pas ndeshjes do të mësojmë më shumë për skuadrën favorite që në fund do të kurorëzohet me “Meisterschahle”-en.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"