Dortmund, Atletiko dhe Napoli zënë vendet e treta në grup. Ndizet gara në Europa Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2017 | 17:55

Dortmund, Atletiko dhe Napoli zënë vendet e treta në grup. Ndizet gara në Europa Ligë

Ekipet që përfunduan në vendin e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë rrugën e tyre në Europë në Kupën e vogël. Skuadra të mëdha dhe të denja për të qenë pjesë e fazës së 1/8-ave nuk ia dolën, por kjo gjë do të shtojë akoma më shumë konkurrencën dhe spektaklin në kompeticionin tjetër të UEFAS, Ligën e Europës.

europa lige

Përveç Milanit, Arsenalit, Lacios dhe shumë skuadrave të tjera, aty do të kalojnë edhe ekipe si Dortmundit, Napoli dhe Atletiko e Madridit. Skuadra që premtojnë spektakël dhe luftë të fortë drejt rrugës për të fituar trofeun, i cili do t’u sigurojë këtyre skuadrave prezencën në Champions vitin e ardhshëm dhe mundësinë për të luajtur në Superkupën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"