Dorëzohet Hemilton?/ “Kemi probleme”, piloti i Formula 1: Mercedezi nuk është gati të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2022 | 16:14


Dorëzohet Hemilton?/ “Kemi probleme”, piloti i Formula 1: Mercedezi nuk është gati të…

Luis Hemilton po merr pjesë në testet që po zhvillohen në Bahrein. Përshtypjet e para nuk janë të mira, me pilotin britanik që shprehet i pakënaqur me situatën që po kalon Mercedezi.

hemilton

“Sigurisht që ësthë pak shpejt që të mendosh se nuk mund të luftosh për kampionat. Por për momentin mendoj që Mercedezi po merr pjesë që të fitojë. Ka një potencial tek motori “W13” për të arritur tek fitorja. Thjesht duhet të zgjidhim disa probleme që kemi dhe për këtë po punojmë.”

“Nuk bëhet fjalë për probleme të vogla, por për diçka tjetër. Nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë makinën siç ishte vitin e kaluar. Kemi një sfidë shumë të madhe përpara dhe nuk do të jetë çështje javësh. Javën tjetër do të kemi një performancë më të mirë dhe mendoj se njerëzit do të jenë të surprizuar.”

PANORAMASPORT.AL