Dorëzohet Bajerni, Rumenige: Mesfushori ka kërkuar të largohet nga klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 11:28

Dorëzohet Bajerni, Rumenige: Mesfushori ka kërkuar të largohet nga klubi

Liverpuli ka marrë një tjetër lajm pozitiv në garën për të transferuar Tiago Alkantarën në “Anfield Road” këtë merkato, ndërsa mesfushori spanjoll e ka informuar zyrtarisht klubin e Bajernit se dëshiron të largohet nga Mynihu. Liverpuli është i interesuar për shërbimet e 29- vjeçarit, ndërsa kampionët e Anglisë kërkojnë të përforcojnë skuadrën për të mbrojtur titullin sezonin e ardhshëm.Alkantara

Shefi i bordit të kampionëve të Gjermanisë, Karl-Heinc Rumenige, ka pranuar se pavarësisht se bisedimet mes Tiago Alkantarës dhe drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, fillimisht ishin inkurajuese për të firmosur rinovimin, ish-talenti i Barcelonës vendosi të ndryshojë ambient. “Në fakt, bisedimet që Hasan pati me të ishin shumë produktive. Dhe në një pikë, dukej se marrëveshja u arrit”, tha Rumenige për “Sky Deutschland”.

“Por më pas Tiago e informoi Hasanin se ai donte të provonte diçka të re dhe ne duhet ta pranojmë vullnetin e tij”. Tiago ka edhe një vit kontratë në Mynih, por Rumenige tha se do të gjendet një marrëveshje për të kënaqur të dyja palët, duke ia plotësuar dëshirën futbollistit, por duke menduar edhe për klubin e tij për të mos e humbur me parametër zero. Gjatë këtyre ditëve, Bajerni ka diskutuar edhe çmimin që do kërkojë për kartonin e Tiagos.

RUMENIGE

Ofertat e klubeve të interesuara duhet të nisin prej 30 milionë eurove. “Ne kemi ende një kontratë me Tiagon, e cila është ende në fuqi dhe skadon pas një viti. Nëse ai gjen marrëveshjen me çdo klub, atëherë ata duhet të paguajnë një shifër të caktuar. Nuk dua të bëj asnjë koment publik në lidhje me vlerën që ne kemi në mendje.

E kam thënë më parë, ne nuk do të bëjmë asnjë shitje në verë. Duhet të mbërrijë një ofertë e caktuar që të na bëjë të shesim një lojtar Nuk jam aspak i zemëruar. Më pëlqen Tiago. Mendoj se është një futbollist i shkëlqyer dhe ka karakter pozitiv gjithashtu. Dhe mos harroni as faktin se është 29 vjeç, e cila është një moshë ku ai nëse duhet të provojë diçka të re, duhet ta bëjë pikërisht tani”, përfundoi “Kalle”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"