“Dorezat e Arta”, boksierët që morën fitime marramendëse nga një duel i vetëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2020 | 21:20

“Dorezat e Arta”, boksierët që morën fitime marramendëse nga një duel i vetëm

Boksi është një sport shumë fitimprurës, sidomos për boksierët e mëdhenj. Shumat që fitohen nga reklamat apo të drejtat televizive janë të mëdha. Më poshtë po ju sjellim duelet dhe fitimet e boksierëve për cdo sfidë:

Mejuedher

1- Mejuedhër vs Pakiao, maj 2015 –  Në këtë duel amerikani fitoi 223,5 mln stërlina kundrejt 122 mln stërlina që fitoi Pakiao.

2- Mejuedhër vs McGregor, gusht 2017 –  Sërish Maiuedhër fitoi të njëtën shumë si në sfidën e parë 223,5 mln por këtë rradhë kundërshtari i tij fitoi shumë herë më pak vetëm 70 mln stërlina.

3- Mejuedhër vs Kanelo, shtator 2013 –  65 mln stërlina arkëtoi amerikani kundrejt 9,7 mln të kundërshtarit.

4- Mejuedhër vs De la Hoja, maj 2007 – Në këtë rast Meiuedhër fitoi më pak se kundërshtari 20 mln në krahasim me 42 mln të kundërshtarit.

5- Evander Holifild vs Mike Tajson, 1997 –  24,3 mln shkuan në xhepin e Tajsonit, ndërsa 28,4 mln stërlina në xhepin e Holifild.

6- Lenioks Luis vs Majk Tyson, 2002 – Në këtë dual fitimet ishin të barabarta, 14,2 mln stërlina secili.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"