“Dorëhiqem, nëse nuk fitojmë me Elbasanin”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë bën deklaratën e fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 22:24

“Dorëhiqem, nëse nuk fitojmë me Elbasanin”, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë bën deklaratën e fortë

Trajneri i Orikumit ka “qarë” rastet e humbura në këtë ndeshje. Në përfundim të prononcimit të tij, ai paralajmëron dorëheqjen nga Orikumi në rast se nuk del me 3 pikë përballë Elbasanit.

Memushi

“Bëmë një lojë në përgjithësi të mirë dhe humbëm raste. Më vjen keq që nuk morëm pikë. Të shohim përpara, pasi në fundjavë na pret Elbasani. Do synojmë vetëm fitoren në këtë sfidë dhe nuk do të tolerojmë aspak. Nëse nuk fitojmë, unë do të jap dorëheqjen”, tha Memushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"