Dorëheqja e Zidan, reagon Perez: Sot është një ditë e trishtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2018 | 13:55

Dorëheqja e Zidan, reagon Perez: Sot është një ditë e trishtë

Ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së trajnerit të klubi të tij, Florentino Perez. Ai shprehet se për të ky vendim ka qenë i papritur. Perez tashmë i duhet të mendojë për një trajner tjetër. ” Është një vendim i papritur për mua. Një ditë e trishtë. E kam dashur si lojtar, e dua edhe si trajner. Me këtë vendim u njoha që dje, e më ka mbytur trishtimin. U mundova ta bind, por nuk ia dola”, u shpreh presidenti.

perez

“Dua ta falenderoj për pasionin dhe përkushtimin që ai ka punuar për këto tre vite me Realin. Për mua është një dorëheqje e shpejtë, mund të qëndronte edhe më gjatë, e të mund të vijonim të fitonim. Por nëse ai ka nevojë për pushim, e meriton ta bëjë një gjë të tillë”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"