Dorëheqja e Elvis Plorit, klubi i Kastriotit merr vendimin për trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2018 | 22:59

Dorëheqja e Elvis Plorit, klubi i Kastriotit merr vendimin për trajnerin

Elvis Plori do të vazhdojë të jetë në krye të Kastriotit. Drejtuesit e klubit krutanë nuk e kanë pranuar kërkesën e teknikut për dorëheqje nga drejtimi i skuadrës, por i kanë komunikuar trajnerit se nuk është ai shkaktar i rezultateve negative të skuadrës.

plori1

Sipas burimeve të gazetës, drejtuesit e klubit e kanë refuzuar kategorikisht kërkesën e trajnerit për rishikim pozicioni. Plori deklaroi menjëherë pas humbjes ditën e mërkurë, 2-3 ndaj Tiranës, se do i paraqiste dorëheqjen drejtuesve të klubit krutan.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"