Dorëheqja e Anjelit dhe Nedved/ Pritet revolucion te Juventusi, në skenë dalin emrat e Del Pieros, Bufonit dhe Kielinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2022 | 22:13

Dorëheqja e Anjelit dhe Nedved/ Pritet revolucion te Juventusi, në skenë dalin emrat e Del Pieros, Bufonit dhe Kielinit

Dorëheqja e presidentit të Juventusit Andrea Anjeli dhe të gjithë bordit drejtues, ka shtangur mbarë opinionin sportiv, ndërkohë që menjëherë kanë filluar hipotezat, për pasardhësit e tyre.

FirYoAeX0AIiuWb

Në krye të listës sipas “Tuttomercatoweb”, për t’u emëruar president i “Zonjës së Vjetër” është Alesandro Nasi, ndërkohë që ky revolucion mund të përfshijë Alesandro Del Pieron si president nderi, si dhe hyrjen e figurave si Bufon dhe Kielini si pjesë e  bordit drejtues.

PANORAMASPORT.AL