“Dorë e hekurt” në Madrid, Zidan s’jep shanse të dyta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 22:06

“Dorë e hekurt” në Madrid, Zidan s’jep shanse të dyta

Askush nuk është perfekt. As Zinedin Zidani i cili bëri histori në fushën e lojës si futbollist dhe si trajner me Realin e Madridit. Një nga aspektet më negative të tij, është fakti që nuk të jep një shans të dytë. Nëse një lojtar kriset në marrëdhënien me të, atëherë bën mirë që të marrë valixhet dhe të largohet nga skuadra e tij.

zidan

Ndodhi ekzaktësisht e njëjta gjë me Markos Jorenten, i cili përfundoi tek Atletiko e Madridit dhe me Sebajosin që u transferua në Angli te skuadra e Arsenalit. Në fillimin e këtij sezoni mendoi që të integronte sërish në skuadër dy lojtarë si Bejl dhe Hames, të cilët janë rikthyer sërish të jenë probleme. Uellsiani duket i lumtur me kombëtaren e tij dhe bën ironi, madje dëmtimet nuk i shfaqen kurrë aty.

Hames, nga ana tjetër, ka një dëmtim dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës afro 1 muaj e gjysmë. U dëmtua me Kolumbinë dhe shkoi të luante aty pavarësisht se me madrilenët nuk u aktivizua për një muaj me radhë. Do të humbasë “El Clasicon” e 18 dhjetorit. Ky është shansi i tij i fundit në Madrid, duke parë që Rodrigo dhe Valverde kanë ardhur të karikuar dhe të bindur për të qëndruar. Hames Rodrigez nuk do të humbasë vetëm ndeshjen kundër Barcelonës, por edhe shumë sfida të tjera.

Zidan Hames

Një prej tyre është ajo me Sociedadin, ku Reali do të gjejë si rival Odegardin. Edhe ky i fundit është një tjetër lojtar që nuk ka marrë kurrë pëlqimin e Zidanit dhe nuk fitoi të drejtën e një shansi të dytë me fanellën “galaktike”.

 Mariano- Por ka çështje akoma më ekstreme në skuadrën e Realit, ashtu si ai i Mariano Diaz. Ai konsiderohet sulmuesi i tretë në skuadër pas Benzemasë dhe Joviçit. Nuk ka luajtur asnjë minutë në këto 3 muaj kompeticion dhe Zidan thotë se situata nuk ka ndryshuar aspak.

Kjo do të thotë se ai në janar duhet të kërkojë një tjetër skuadër, sepse trajneri i tij nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim. Mariano ka oferta nga Roma, por edhe nga Arabia. Edhe Kovaçiç- E njëjta histori si me lojtarët e mësipërm i ndodhi edhe mesfushorit kroat Mateo Kovaçiç.

zidan

Në fundin e sezonit 2017-2018 u ndanë një herë e mirë rrugët mes tyre dhe ai vendosi që të shkonte te Çelsi si huazim. Ekzistonte mundësia që Kovaçiç të rikthehej sërish në skuadrën madrilene, por kur drejtimin e ekipit e mori Zidan dyert u mbyllën përgjithmonë. Ai as nuk u stërvit asnjë ditë me spanjollët, por qëndroi në Londër. Lista e lojtarëve që janë skarcuar nga Zidan nuk është e vogël, por sigurisht që mund të jetë të tjerë… Duhet të bëjnë kujdes, sepse ai nuk është nga ata trajnerë që “shëron plagët” dhe jep shanse të dyta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"