Dopietë në sezonin e parë në Mynih, Flik në qiellin e 7-të: Duam edhe Champions-in

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 22:25

Dopietë në sezonin e parë në Mynih, Flik në qiellin e 7-të: Duam edhe Champions-in

Trajnerni Hansi Flik ishte shumë i lumtur pas fitores së Kupës së Gjermanisë. Në fund të ndeshjes me Leverkusenin, ishte e vështirë t’ia hiqje kupën nga duart Flikut. Me të drejtë 55-vjeçari mund të gëzohet pasi në harkun kohor të 30 ditëve ai arriti të fitonte kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë.flik

Shifrat flasin për të dhe djemtë e tij, një skuadër perfekte deri në detaj. “Ajo çfarë është duke bërë skuadra në këtë kohë është me të vërtetë e jashtëzakonshme, – tha Flik pas takimit në Berlin. – Jam krenar për djemtë e mi, për atë çfarë dhamë në fushën e lojës. Ashtu si në kampionat, edhe këtu treguam se jemi një skuadër që funksionon në mënyrën e duhur.

Nuk ishte një ndeshje e lehtë, Leverkusen luajti një futboll sulmues dhe në disa momente na vuri në vështirësi. Por, për fat të mirë, arritëm të shënonim dy gola në pjesën e parë. Kjo na e lehtësoi shumë ndeshjen. Të fitosh kampionatin dhe Kupën është diçka speciale”. “Lojtarët do të kenë disa ditë pushime për t’u rikthyer më pas sërish në fushën e lojës. Ata e meritojnë plotësisht. Kanë qenë muaj të ngarkuar si nga ana fizike ashtu edhe nga ana psikologjike. Por, sezoni për ne nuk ka përfunduar”, tha 55-vjeçari. Kujtojmë që Bajerni luan ende shanset e tij për të shkuar në finalen e Champions-it.Fliku6

Kampionët vijnë nga një fitore 3-0 në Londër me Çelsin dhe kanë mundësi të kalojnë në fazën tjetër të kompeticionit. Trajneri gjerman është i bindur që nëse skuadra do të luante njëlloj si në ndeshjet e fundit, atëherë tripleta nuk do të ishte një ëndërr. “Tani do t’i përqendrojmë të gjitha forcat te Champions-i. Kemi edhe 1 muaj kohë për të karikuar bateritë dhe të rinisemi sërish. Do të ishte qershia mbi tortë e sezonit nëse do të fitonim edhe aty. Por, le të presim dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Të mos harrojmë që aty luajnë skuadrat më të mira”, përfundoi Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"