Dopietë ish-ekipittë Ervin Skelës, shkëlqen sulmuesi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 23:49

Dopietë ish-ekipittë Ervin Skelës, shkëlqen sulmuesi shqiptar

Energji Kotbus, ekipi i ish-lojtarit të Kombëtares, Ervin Skela, ka marrë një barazim 2-2 jashtë shtëpie ndaj Erfurtit, në Kategorinë e Katërt gjermane.

Unbenannt-32

Në fakt ky duel ishte tepër i fortë pasi luhej për vendin e parë, i cili mbahet nga Erfurti me një pikë më shumë. Në një stadium me 20 mijë spektatorë, shifrat shkuan në 0-2 për Kotbusin, por ai që mendoi për të mos lëshuar kryesimin ishte sulmuesi shqiptar Romario Hajrulla.

24- vjeçari, i cili ka qenë edhe pjesë e moshave kuqezi më përpara, ka shënuar dy gola duke barazuar rezultatin. Deri tani Hajrulla ka tundur 6 herë rrjetën dhe ka dhënë 5 asiste, teksa të kujton rastin e Klaus Gjasulës që deri në moshën 25-26 vjeç luante në kategoritë e ulëta gjermane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"