Dopieta lë gjurmë, Sadiku mes më të mirëve të javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 16:58

Dopieta lë gjurmë, Sadiku mes më të mirëve të javës

Dopieta e shënuar në fitoren e Malagas 2-0 ndaj Tenerifes e ka rikthyer Armando Sadikun në qendër të vëmendjes në Ligën e Dytë Spanjolle.662x372a_07232300sadiku

Sulmuesi elbasanas i dha fitoren ekipit të tij dhe në përfundim të javës së 19-të është përzgjedhur mes futbollistëve më të mirë nga ndeshjet e zhvilluara.

Dopieta e sulmuesit të Kombëtares riktheu Malagan te fitorja dhe bëri që ekipi spanjoll të linte pas krahëve zonën e rënies, edhe pse ka vetëm dy pikë më shumë nga vendi i 19-të që e rrezikon mbijetesën.Sadiku-celebra-segundo-Malaga-Tenerife_1416768323_113670248_667x375

Me golat e shënuar dhe paraqitjen që ka bërë, Sadiku është edhe kandidat për lojtarin më të mirë të javës së 19-të, teksa në bazë të votave momentale gjendet i dyti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"