Dopieta fantastike në ndeshjen e fundit, talenti shqiptar në gjurmët e dy legjendave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:50

Dopieta fantastike në ndeshjen e fundit, talenti shqiptar në gjurmët e dy legjendave

Arbnor Muçolli shënoi një dopietë fantastike në Danimarkë në fitoren katër me 1 të Vejles. I futur në të 76-ën minutë, talenti i Kombëtares U-21, ka tërhequr vëmendjen e opinionit në Danimarkë menjëherë. Sigurisht ai nuk ishte i panjohur. Për vetë sezonin fantastik të zhvilluar vitin e shkuar, sh- qiptari thjesht po rikonfirmohet.Mucolli

Me paraqitjen e zhvilluar, por edhe cilësitë e treguara në fushën e lojës, në Danimarkë ka nisur menjëherë krahasimi me legjendat daneze. Brajan Laudrup dhe Alan Simonsen, janë dy nga legjendat e futbollit danez.

MUÇOLLI

Vetë futbollisti i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë, në një prononcim, ka treguar eksperiencën në sezonin e shkuar në kategorinë inferiore. “Kategoria e Parë në Danimarkë më rriti, më burrëroi. Kisha një rol të rëndësishëm në ekip dhe arritëm një sukses të madh, duke u ngjitur në Superligë.

Për mua është diçka e shkëlqyer që të kem mundësinë që nga Liga e Parë tashmë të luaj në Superligë”, tha shkurtimisht Muçolli në mediat daneze. Shqiptari ka marrë vlerësimin si Lojtari i Sezonit në Ligën e Parë daneze.mucolli

LAUDRUP & SIMONSEN

Për futbollin danez, vëllezërit Laudrup apo Alan Simonsen janë legjenda dhe persona që kanë lënë gjurmë në vitet ’90. Qoftë edhe për staturën e trupit, por mbi të gjitha për cilësitë e shprehur në fushë dhe pritshmëritë që janë ngri-tur për të, Muçolli mund të bëjë gjithashtu histori në Danimarkë, me Vejlen dhe jo vetëm.

Në shtypin danez, paraqitjet e talentit të ri kanë ngritur diskutimet se shqiptari i lindur në Danimarkë nuk ka debutuar ende me Kombëtaren A të Sh- qipërisë, ndaj mund të jetë një mundësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"