VIDEO/ Dopieta e Xhejms, Qabala mposht kryesuesit e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2018 | 20:04

VIDEO/ Dopieta e Xhejms, Qabala mposht kryesuesit e kampionatit

Qabala e ish-futbollistëve të Skënderbeut, Sabjen Lilaj dhe Xhejms Adenij, është rikthyer te fitorja në kampionatin azerbaixhanas pas një sërë rezultatesh negative.

Xhejms

Kuqezinjtë kanë mposhtur kryesuesit e Neftçi Baku me rezultatin 3-1, ku protagonist absolut ka qenë Xhejms Adenij, që me dopietën e tij i dhuroi fitoren e dytë Qabalës, që e sheh vetën në vendin e 6-të me 8 pikë në 8 ndeshje.

Xhejms55

Për sa i përket Sabjen Lilajt, mesfushori korçar nuk ishte në formacionin titullar për ndeshjen e sotme, teksa e nisi ndeshje nga stoli për shkak të lodhjes. Sfidën e radhës Qabala do e luajë në transfertë ndaj Sum Qait.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"