Dopieta e Vilës, Skënderbeu fiton me përmbysje ndaj Kamzës (Video)
Skënderbeu ka mposhtur Kamzën me rezultatin 1-2 në takimin e javës së 20-të Kategorisë Superiore.
Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë supergolit të Realdo Filit në minutën e 12-të, ndërsa korçarët iu përgjigjën duke përmbysur rezultatin me golat e mesfushorit Emiljano Vila në minutën e 54-t dhe 69-të.
KAMZA – SKËNDERBEU 1-2
Fili 12′ / Vila 54′ , 69′
MINUTË PAS MINUTE
Ka përfunduar takimi, Kamza-Skënderbeu 1-2.
85′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet autori i dy golave Vila, në lojë Nimaga.
80′ Pranë golit të barazimit Kamza. Idrizaj hedh një kros të bukur nga e djathta për Raçiç, i cili gjuan me kokë, por topi ishte i lehtë dhe kontrollohet nga portieri Shehi.
73′ Plaku provon me një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit, topi përfundon ngjitur me shtyllën.
72′ Zëvendësimi i dytë te skuadra e Kamzës, largohet Mehmeti në lojë Raçicç.
69′ GOOOOOL Skënderbeu. Pas një goditje nga këndi, të krosuar mjaft bukur nga Muzaka, mesfushori Emiljano Vila, i ka shpëtuar mbulimit të mbrojtjes duke goditur saktë me kokë.
69′ Zëvendësim te Kamza, largohet Fili në fushë Rezi.
68′ Zëvendësimi i parë për Skënderbeut, largohet Gavazaj në fushë Osmani.
64′ Xhulio Mehmeti provon me një gjuajtje nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit.
54′ GOOOL Skënderbeu. Pas një inkursioni të bukur nga e djathta e Radasit dhe Ditës, topi është servirur në qendër të zonës te Vila, i cili me një gjuajtje në formë sparkate ka barazuar shifrat.
52′ Muzaka provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, porm topi përfundon ngjitur me shtyllën.
46′ Ka filluar pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
44′ Vila hedh një krosim në zonë për Soue, por i vëmendshëm portieri Gjonikaj i cili kontrollon topin.
38′ Një tjetër mundësi për korçarët me Marko Radasin, i cili gjuan nga goditja e dënimit, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.
30′ Muzaka provon me një godite të befasishme fluturimthi, por topi përfundon jashtë kuadratit.
19′ Goditje dënimi për Skënderbeun. Gjuan Marko Radas, topi përfundon ngjitur me traversën.
14′ Mundësi mjaft e mirë për Skënderbeun, Soue ka gjuajtur me kokë nga brenda zonës, por topi ka përfunduar jashtë kuadratit.
12′ GOOOL Kamza 1-0. Me një goditje nga distanca, Realdo Fili ka shënuar një gol alla Del Piero duke dërguar topin në trekëndësh.
1′ Ka nisur takimi. Skënderbeu luan topin e parë nga qendra.
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Arrabal, Mehmeti, Fili, Imeri, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
SKËNDERBEU: Shehi, Dita, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Vila (Nimaga 85), Gavazaj (Osmani 68′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Laver Alla
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"