Dopieta e sulmuesit të Çelsit, Shpresat e Bushit mposhtin Uellsin U-21 në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2019 | 19:32

Dopieta e sulmuesit të Çelsit, Shpresat e Bushit mposhtin Uellsin U-21 në miqësore

Shqipëria U-21 mposhti me rezultatin 2-1 Uellsin U-21 në takimin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”.

kuqe

Dopieta e sulmuesit Armando Broja që aktivizohet në akademinë e Çelsit, i dhuroi fitoren skuadrës së Bushit, ndërkohë që për uellsianët ngushtoi diferencën Pugh në minutën e 80-të.

 

dgffgf

Duhet theksuar se Broja u hodh në fushën e lojës në pjesën e dytë, teksa vetëm 11 minuta i mjaftuan për të gjetur 2 herë rrugën e rrjetës.

Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje miqësore, ky rezultat do t’i shërbejë kuqezinjve për të mbajtur lart moralin, pas barazimit në transfertë ndaj Turqisë, disa ditë më parë, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Europianit.

Shqipëri U21 – Uells U21 2-1

Broja 48′, 57′ / Pugh 80′

FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria U-21: Hoxha (Harizaj 46′), Kryeziu, Shehi, Ndrecka, Kalaj, Shefiti, Bardhi, Kolaj (Mihana 46′), Sula (Broja 46′), Lleshi, Zeka. Trajner: A.Bushi.

Uellsi U-21: Absalom, Ljuis, Dasilva, Pull, Norrington-Devis, Barton, Herris, Brodhed, Babos, Evans, Kuper. Trajner: Robert Pejxh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"