Postuar: Korrik 27, 2022 | 20:44
Dopieta e Hasanit, Kastrioti triumfon në miqësoren ndaj ekipit të Kategorisë së Parë
Kastrioti dhe Besëlidhja zhvilluar ditën e sotme një test miqësor në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Ky duel përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës krutane të drejtuar nga trajneri Emiljano Çela.
Të dy golat për Kastriotin i shënoi futbollisti shkodran Edon Hasani, i cili po kalon një formë të shkëlqyer, teksa edhe sezonin e shkuar ishte protagonist me golat e tij.
Në këtë miqësore si trajneri Çela ashtu dhe Bruka aktivizuan një numër të konsiderueshme lojtarësh, teksa krutanët ishin dominues në fushën e lojës. Kastrioti në sezonin e ri do të militojë në Superiore, ndërsa Besëlidhja në Kategorinë e Parë.
PANORAMASPORT.AL
