Dopieta e Haland, Guardiola bën ironi: Një javë më parë e quajtët një dështim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 20:35

Dopieta e Haland, Guardiola bën ironi: Një javë më parë e quajtët një dështim

Pep Guardiola e kishte paralajmëruar dhe Erling Haland iu përgjigj që në ndeshjen e parë. “Nëse nuk do të kishte shënuar njerëzit do të thoshin se ai nuk mund të përshtatet në Premier Ligë, është një dështim. Por ishte vetëm çështje kohe.

Haland Guardiola

Një djalë që ka shënuar gola që kur ka lindur do të shënonte edhe këtu. Nuk ka arsye përse të mos e bëjë. Më pëlqeu që shkoi të merrte topin për penalltinë. E dija që do të shënonte. Ndaj Liverpulit e quajtët një dështim. Penalltitë tregojnë vendosmëri dhe besim. Të gjithë bomberat e mëdhenj si Shirer dhe Lineker kanë lindur duke shënuar dhe këtij djali unë nuk kam çfarë t’i mësoj.

Ai do të jetë një kërcënim i pabesueshëm në zonë. Po ambientohet edhe në dhomën e zhveshjes. Skuadra luajti shumë mirë dhe tani kemi edhe cilësinë e këtij lojtari. Por ai e di që mund të përmirësohet”, tha trajneri i Mançester Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"