”Donte të bëhej si Zola”, media prestigjioze i thur elozhe Ibraimit: Është maja e ekipit të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2021 | 21:35

”Donte të bëhej si Zola”, media prestigjioze i thur elozhe Ibraimit: Është maja e ekipit të Kukësit

Kapiteni i Kukësit, Agim Ibrahimi është bërë protagonist në kampionatin shqiptar me cilësitë e tij, teksa ndodhet i dyti në renditjen e klasifikimit të golashënuesve, me 11 realizime në 27 ndeshje.

goliiiii

Ibrahimi është një lojtar me eksperiencë të gjatë pasi ka luajtur për skuadra të ndryshme si Maribori, Kaljari dhe Shkëndija e Tetovës. Normalisht, hapi më i madh në karrierën e tij ishte transferimi tek italianët e Kaljarit në vitin 2013, dhe për këtë prestigjiozja e futbollit ‘’Goal.com’’ i ka kushtuar një artikull sulmuesit shqiptarë ku i thur elozhe dhe tregon se me sa bujë u prit transferimi i tij tek italianët në Serinë A.

”Në ditën e prezantimit të tij më datë 14 shtator të vitit 2013, të gjithë në sallë ngelet të habitur. Agim Ibrahimi mori fanellën e Kaljarit, e veshi, u kthye dhe tregoi numrin e fanellës, ishte numri 10-të. Numri i lojtarëve të shkëlqyeshëm, i futbollistëve që dinë të bëjnë një ndryshim në fushë. E kishte veshur i madhi Xhanfrako Zola më parë teksa Ibrahimi do të shprehej:

“Do të ishte mirë t’i afrohesha sadopak lojës së tij. Xhanfranko ishte një numër 10-të i shkëlqyeshëm i Kaljarit. Tani unë jam këtu dhe shpresoj të bëj po aq mirë’’.

Shtatë vjet e gjysmë më vonë, kur shikon renditjen e golashënuesve më të mirë në kampionatin shqiptar,  pjesë e tij është dhe Ibrahimi, i cili ka realizuar 11 gola ​​në 27 ndeshje me fanellën e Kukësit, një më shumë se shoku i skuadrës Eze.  Kur u transferua u tregua modest dhe u shpreh: “Unë do të bëj gjithçka për ta bërë Ezen golashënuesin më të mirë në kampionat”.

Ibraimi

Nëse skuadra e Kukesit pozicionohet në mes të tabelës pas tre fazave, maja e saj është Ibraimi. Në pozicionin e mesfushorit sulmues bëri shumë mirë në muajt e parë të kampionatit. Pastaj pati një rënie, teksa nuk ka shënuar që nga mesi i shkurtit. Por emri i tij gjithmonë shfaqet në krye të futbollistëve të ndeshjes.

Në Kukës, Ibraimi është lojtari më i paguar, kapiteni dhe ylli. Në mars, Maqedonia e Veriut  e thirri përsëri në ekipin kombëtar pas pesë vjetësh. Ibrahimi luajti në ndeshjen kundër Rumanisë dhe mbeti në stol në mbrëmjen historike të triumfit në Gjermani. Një rilindje e vogël pas viteve anonimiteti. Në moshën 33 vjeç, për atë që ëndërronte të ndiqte hapat e Zolës, kjo është diçka pozitive’’, e mbyll artikullin e saj ‘’Goal.com’’

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"