Donin minuta, 2 futbollistë largohen nga skuadra e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2021 | 23:04

Donin minuta, 2 futbollistë largohen nga skuadra e Kategorisë së Parë

Tomori vazhdon të punojë me intensitet për fazën e dytë të kampionatit, duke mos u ndikuar nga reshjet e shiut.

egnaia tomori

Tapeti sintetik është kthyer në një “aleat” për ekipin dhe stafin teknik gjatë kësaj minifaze përgatitore. Bledar Sinella ka nxituar për të planifikuar miqësoren e radhës, të cilët do ta zhvillojë sërish në Berat. Kundërshtare këtë herë kanë zgjedhur Orikun.

Gazeta “Panorama Sport” mëson se pas afrimeve në merkato, ka pasur edhe largime. Këta janë kryesisht ata që kanë kërkuar më shumë minuta në dispozicion, gjë që ka bërë t’u bashkëngjiten të tjera skuadrave jashtë Beratit. Mes tyre është edhe sulmuesi Aldo Dervishaj dhe mesfushori Enver Kovaçi.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"