“Donim ta kuronim Maradonën në Madrid”, ish-futbollisti i njohur i Realit dhe Barcelonës zbulon sekretin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 9:00

“Donim ta kuronim Maradonën në Madrid”, ish-futbollisti i njohur i Realit dhe Barcelonës zbulon sekretin

Nuk ishte i qetë, përpara se të vdiste. Është kjo ndjesia që Bernd Shuster ka mbi Diego Armando Maradonën. Gjermani, që ka qenë shok skuadre i këtij të fundit te Barcelona mes viteve 1982 dhe 1984, është i bindur që “Pibe de Oro” nuk ishte mirë.
3.bild
Arsye për të cilën, në javët përpara se të ndërronte jetë, ishte përpjekur ta ndihmonte.

“Kishim një mik të përbashkët në Spanjë, – ka treguar. – Donim ta transferonim në Madrid për ta kuruar. Mendoj se do t’i kishte pëlqyer. Donim ta nxirrnim nga ku ndodhej, sepse nuk ishte mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"