“Donim me çdo kusht finalen”, Rustem Hoxha i sinqertë: Isha një pëllëmbë jashtë loje te goli i…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:11

“Donim me çdo kusht finalen”, Rustem Hoxha i sinqertë: Isha një pëllëmbë jashtë loje te goli i…

Rustem Hoxha ishte lojtari më i mirë në ndeshjen mes Teutës dhe Kukësit, ku durrsakët kaluan në finale me rezultatin 2-1, ku një gol e shënoi pikërisht mbrojtësi.Rustem Hoxha

Pas ndeshjes, Hoxha u shpreh se në këtë ndeshje e donin me çdo kusht fitoren për të kaluar në finale, për të sjellë një trofe për 100-vjetorin e klubit.

“E donim këtë kualifikim për 100 vjetorin e klubit, pasi mungon prej kohësh. Dhamë gjithçka dhe me pak fat ia dolëm. Të goli i parë që u anulua nuk kishte ndonjë gazim të madh, pasi nuk arrita të festoja, ndërsa te i dyti ishte emocioni i madh.

Ndeshja e kampionatit dhe sot? Ndeshjen e parë pësuam shumë gola, Kukësi të hap probleme. Në ndeshjen e dytë, ishte ndeshja jonë dhe donim me çdo kusht finalen. Lodhja dhe pësimi i dy golave të shpejtë mendoj se ndikuan që humbëm.

Te goli i Kapllanit nuk mendoj se ka pasur faull dhe ishte i rregullt. Te goli që unë shënova, mendoj se isha pak i avancuar, te goli i parë isha një pëllëmbë jashtë loje. Goli i fitores nuk e di nëse ishte i rregullt apo jo. Nuk e dalloj mirë nëse është ose jo pozicion jashtë loje.”, u shpreh Rustem Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"