Donatori Xhaferi i kënaqur me startin, Matko Djarmati: Jo surprizë, e prisnim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 0:04

Donatori Xhaferi i kënaqur me startin, Matko Djarmati: Jo surprizë, e prisnim…

Donatori i Vllaznisë Alban Xhaferi, përtej premios që ka akorduar për fitoren e arritur në Korçë, në rrjetin social “Facebook” ka shprehur edhe kënaqësinë që i ka sjellë kjo skuadër. Përmes një postimi në profilin e tij Xhaferi shkruan: “Ekipi jonë tregoi forcë dhe dëshirë për të arritur te fitorja.

Xhaferi

Jemi 2 ndeshje me 4 gola të shënuar dhe zero të pësuar. Urimet më të mira shkojnë për këto djem, trajnerët dhe gjithë stafit teknik. Së bashku në rrugën drejt suksesit! Para Vllaznia! ‘Return to Glory’ (rikthim te lavdia)”. Kjo ka qenë ajo që donatori Xhaferi ka thënë pas suksesit të dytë të Vllaznisë në kampionat, ku parashikon kthimin e kohëve të lavdishme të kuqebluve.

Matko Djarmati Alban Xhaferi

Për drejtorin sportiv të Vllaznisë, Matko Djarmati, ecuria pozitive e skuadrës në start nuk është surprizë. “Për ne që punojmë çdo ditë nuk është surprizë e madhe.

E kemi treguar edhe në miqësore se kemi cilësi. Çdo ndeshje ka vlerësim por këtë vit mendoj se kemi një skuadër që tregon cilësi edhe kundër Tiranës, Teutës, Laçit apo Kukësit. Pa një sulmues 9-sh, kur ka luhatje, nuk mund të fitosh kampionatin. Dilaver, Dunga, Da Silva dhe Imeri janë shumë cilësorë dhe do të vendosin ndeshje pas ndeshje.

Te Vllaznia nuk është një person që vendos për çdo gjë. Deri tani jam shumë i kënaqur që punoj për një klub si Vllaznia dhe jam i lumtur që jam aty”, u shpreh Djarmati në “Rubrika Sportive”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"