Donatorë të rinj në horizont, tek Elbasani lëvizin në heshtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2019 | 13:18

Donatorë të rinj në horizont, tek Elbasani lëvizin në heshtje

Elbasani nuk ka dalë ende mbi tokë. Pas më shumë se dy muajsh në qetësi të plotë, ku pothuajse nuk kishte lëvizur asgjë, duket sikur këto ditët e fundit situata do të ndryshojë për mirë.

Elbasani

Burime të “Panorama Sport” pranë klubit verdheblu pohojnë se janë ditë vendimtare sa i përket të ardhmes, si në lidhje me gjyqin me palën angleze, që për momentin është në sirtarët e Gjykatës së Elbasanit, ashtu edhe për afrimin e donatorëve të tjerë që mund të blejnë një pjesë të aksioneve.

Edhe pse burimet janë tepër të rezervuara për të dhënë detaje rreth këtyre zhvillimeve, e rëndësishme për momentin është që gjërat duket sikur më në fund po lëvizin. Sigurisht, për aq kohë sa nuk do të shihen lëvizje konkrete, në Elbasan pjesa më e madhe do të vijojnë të jenë skeptikë për të ardhmen, pasi u bënë vite që janë mësuar me këtë situatë. Gjithsesi, një përgjigje ndoshta përfundimtare për skuadrën që do të formohet për edicionin e ri, do ta shohim në ditët e fundit të muajit korrik.

Vladimir Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"