“Donarumën duhet ta mbajmë patjetër”, Maldini: Në janar do të shpenzojmë përsëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 28, 2020 | 17:20


“Donarumën duhet ta mbajmë patjetër”, Maldini: Në janar do të shpenzojmë përsëri

Paolo Maldini është optimist për të ardhmen e Milanit. Mes merkatos dhe infektimeve, ai është në rolin e drejtuesit që i duhet të bëjë edhe bilance mjekësore në një periudhë të pazakontë për gjithë botën për shkak të pandemisë.
MALDINI
Mungesat prej “COVID”-it u shtuan edhe te Milani…
Do të vijë një moment që do të kemi imunitetin e “tufës”. Te Milani e kanë kaluar Koronavirusin 15 persona dhe na është thënë se kur krijon antitrupa, nuk sëmuresh më. Kjo periudhë nuk na gjen të papërgatitur pasi kemi menduar të aktivizojmë edhe ata që luajnë më pak. “Nuk lidhet koka pa e thyer”, thotë një fjalë e urtë, ndaj ndjekim udhëzimet e Ligës që na ka kërkuar t’i përmbahemi protokollit.

Renditja ju sheh ende të parët. Jeni të lumtur besoj?
Nuk është një arrati, megjithatë është një konfirmim i momentit tonë pozitiv e normalisht na vjen mirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë duke e ditur se do të vijnë edhe momente të vështira. Jemi të vetëdijshëm për shumë aspekte, megjithatë kjo nuk na i cenon ambiciet. Kemi edhe të rinjtë që me “papërgjegjshmërinë” e tyre na ndihmojnë.
Donaruma
Çfarë do të ndodhë me kontratën e Donarumës?
Stabiliteti i muajve të fundit mundësoi që ta nisnim sezonin me këtë ritëm. Të mos i jepnin përparësi Xhixhos do të ishte një gabim i madh, ndaj edhe klubi do të mundohet me çdo mënyrë për ta mbajtur. Për këtë do të na ndihmojë Romanjoli, si kapiten i vërtetë që është.

A do të hidheni në merkato gjatë janarit?
Nëse do të kemi mundësinë për t’u përmirësuar, do ta shfrytëzojmë, përndryshe do të qëndrojmë siç jemi. Do të monitorojmë për lojtarë që do të ndihmonin përmirësimin e ekipit edhe sepse buxheti nuk na mungon duke qenë se në merkaton e fundit shpenzuam më pak sesa buxheti që kishim në dispozicion.

Ky sezon mund të përbejë hapin vendimtar të rritjes suaj?
Vjet kemi zhvilluar shumë ndeshje cilësore, por në disa raste na mungoi besimi. Edhe me Rinon përçaheshim sapo na paraqitej momenti vendimtar. Kjo na shkaktonte humbjen e sigurive që kishim arritur deri në atë çast. Jemi munduar të largojmë nga mendjet idenë e të qenit inferiorë e kjo ka ardhur falë punës së Piolit që meriton përgëzime.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com