Donaruman e do edhe Reali, ja sa kërkon Milani për ta shitur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2018 | 21:15

Donaruman e do edhe Reali, ja sa kërkon Milani për ta shitur

Pas PSG-së dhe Liverpulit, me të cilët Mino Raiola thuhet të ketë pasur disa takime, i fundit në listë për të blerë Xhanluixhi Donarumën është emri i Realit të Madridit. Keilor Navas dhe aq më pak Kiko Kazija duket se nuk bindin më, ndaj “Los Blancos” kanë nisur përsëri të testojnë vullnetin e kuqezinjve për të shitur portierin 19-vjeçar.

donaruma

Nga ana e tyre, burime pranë “Casa Milan”, bëjnë të ditur se Xhixho nuk do të largohet për më pak se 70 milionë euro, shifër kjo që do t’i mundësonte “Djallit” të realizonte të paktën dy blerje cilësore në merkaton që do të nisë javën e ardhshme pas mbarimit të kampionatit të Serisë A.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"