Donaruma rrëfen momentet e vështira: S’fjeta pas golit të Ikardit, më mungon Baloteli sepse na çan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 14:48

Donaruma rrëfen momentet e vështira: S’fjeta pas golit të Ikardit, më mungon Baloteli sepse na çan…

Xhanluixhi Donaru ma, ka dhënë një intervistë, duke zbuluar detaje mbi muajin e fundit me Milanin, kontratën e re, por edhe kombëtaren italiane, ku aktualisht ndodhet i grumbulluar. Pikërisht nga “Axurrët” nisi fjala e portieri, i cili për “Rai Sport” tha: “Jam shumë i lumtur e krenar që jam në kombëtare dhe që trajneri beson tek unë.

ikardi donaruma

Ndeshja e radhës është ndaj një rivali të madh si Portugalia, por do kam fatin të luaj në stadiumin tim, ku një ndihmë të madhe e pres pa dyshim nga publiku. Në grup ka disa djem të rinj, por më mungon Baloteli, që sa herë jemi të grumbulluar, me shakatë e tij na çan…”.

KONTRATA – Rinovimi me Milanin përkon me një periudhë të vështirë, të cilën 19-vjeçari mesa duket e ka lënë pas shpine. “Firma në kontratën e re ndikoi shumë. Me vete thosha se nuk duhet ta mendoja, por ja që pa vetëdije e mendoja. Familja më ndihmoi shumë, po ashtu edhe e dashura që më ka qëndruar pranë, duke mos më lejuar të më shtypte pesha e vështirësive dhe presionit”, – rrëfeu Xhixho.

donaruma

DERBI – Pas gabimit në dalje kundër Interit, çka solli disfatën e Milanit nga goli i Ikardit, portieri kuqezi pati një moment tjetër vështirësie. Siç shpjegoi edhe ai vetë: “Është e vështirë të flesh natën pasi gabon në atë mënyrë, por këto janë pjesë e rolit të portierit. Është normale që të gaboj ndonjëherë, por janë aspekte që të rrisin e të shtyjnë të punosh për t’u përmirësuar. Ishte një gabim vlerësimi i trajektores së topit sepse mendova se nuk do të krosonte, por ja që Vesino krosoi dhe unë nxora një mësim të vyer”.

Donaruma

SULMUESIT E “DJALLIT” – Është vetëm 19 vjeç, por Donaruma flet si veteran kur i kërkohet të komentojë sjelljen e Gonzalo  Higuainit. “Të gjithë e kemi falur sepse është një djalë i mirë. U mundova ta ngushëlloj pak, por ai duhet të qëndrojë i qetë e të na ndihmojë me golat e tij. Në fakt, jam i bindur se do të na japë një ndihmesë të madhe. Na kërkoi falje neve si skuadër dhe shtypit, e në të tilla raste, rëndësi ka të kuptosh gabimin për të mos e përsëritur më.

donaruma

Gatuzo nuk i tha asnjë fjalë, përndryshe…” (qesh). Fjalë të ëmbla edhe për sulmuesin tjetër kuqezi, Patrik Kutronen. “E pres në kombëtaren e madhe sepse është një futbollist fantastik, me shumë uri e dëshirë. I uroj më të mirën tani që është i grumbulluar me U-21. Shpresoj që një ditë të jemi të dy pjesë e kombëtares, jam i bindur që do të na ndihmonte me golat e tij”,– përfundoi Donaruma.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"