Donaruma në shitje, drejtori i Milanit: E merr kush paguan më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2018 | 18:21

Donaruma në shitje, drejtori i Milanit: E merr kush paguan më shumë

Masimiliano Mirabeli ka nisur të mendojë për bilancet dhe jo vetëm. Kampionati përfundon pas një jave dhe pikërisht atëherë nis zyrtarisht puna për krerët e ekipeve. Kjo vlen edhe për drejtorin sportiv kuqezi, i cili prek çdo ditë vështirësitë e Milanit dhe në klub po studiohen strategjitë në kuadër të sezoni të ri.

Situata e nderë me tifozët dhe paraqitjet e dobëta mund të mundësojnë largimin e Xhanluixhi Donarumës. Në lidhje me portierin kuqezi, Mirabeli në një intervistë për televizionin e klubit deklaroi: “Xhixhon e kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë gjithmonë. Në fund të sezonit do të vlerësojmë situatën, por nuk duam ta shesim. Edhe për të vlen i njëjti diskutim si për të gjithë skuadrën. Nëse dikush e kërkon me ngulm, atëherë ne presim që ta vlerësojnë siç duhet vlerësuar një talent si ai”.

donaruma

Vështirësi- Fuqia ekonomike e Milanit është ajo që shqetëson më shumë dhe nëse ekipi do të investojë, kjo do të varet edhe nga shitjet dhe buxheti i disponueshëm. Mirabeli e pranoi edhe një ditë më parë se kampionët nuk e preferojnë Italinë, teksa në mbështetje të tezës së tij sqaroi: “Lojtarët cilësorë nuk e preferojnë Serinë A dhe ky është një problem, pasi ofertat tona duhet të jenë vërtet të parezistueshme. Në kuadër të kësaj situate do të studiojmë zgjidhjet e rastit, por merkato është e egër e na duhet të përshtatemi. Është e kotë të krijojmë iluzione në këtë aspekt, kohët e dikurshme nuk kthehen më dhe vështirë se kampionët do të vrapojnë drejt një kampionati si ai italian”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"