Donaruma mban në ankth Milanin, agjenti Raiola “frenon” rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 14:19

Donaruma mban në ankth Milanin, agjenti Raiola “frenon” rinovimin

Xhanluixhi Donaruma mban Milanin në ankth, teksa bisedimet për rinovimin e kontratës nuk po nisin ende.donaruma

Kuqezinjtë kërkojnë të rinovojnë kontratën me gardianin e tyre deri në vitin 2024, teksa kërkojnë të ulin edhe pagën e lojtarin nga 6 në 4 milionë euro në sezon. Megjithatë është agjenti i lojtarit ai i cili ka bërë që këto bisedime të mos ecin në mënyrën e duhur, për shkak të ndryshimeve që ndodhën ne kampin kuqezi.

Në vitin 2017 portieri rinovoi me “Djallin” deri në vitin 2021, me të cilët përfiton 6 milionë euro në sezon. Shpesh herë drejtuesit e Milanit janë shprehur se Donaruma është e tashmja dhe e ardhmja e ekipit, prandaj duan të zgjatin edhe kontratën me të, ndonëse kanë edhe shumë kohë.donaruma

Ajo që frikësohen më shumë te Milani, është agjenti Raiola i cili gjatë gjithë verës punoi që ta largonte portierin nga kuqezinjtë, me destinacion PSG-në. Agjenti i lojtari thuhet se do të presë përfundimin e sezonit, për të parë gjendjen e kuqezinjve dhe më pas të vendosë për të ardhmen e klientit të tij.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"