Donacioni për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit, 10 mijë dollarë shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2019 | 22:49

Donacioni për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit, 10 mijë dollarë shkojnë për të prekurit nga tërmeti

Sensibilizim për tërmetin e fuqishëm që tronditi Shqipërinë ditën e martë po zgjerohet gjithnjë e më shumë. 

xhakaa-1-600x360

Së fundmi bëhet e ditur se 10 mijë dollarët e mbledhur nga donacioni për Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas dënimit nga FIFA për simbolin e shqiponjës që futbollistët bënë kundër Serbisë, do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Kështu ka deklaruar iniciatori i atij donacioni, Rilind Reka, përmes një postimi në llogarinë personale në Facebook.

POSTIMI:

Duke ju bashkangjitur ndihmave për tërmetin në rajonin e Durrësit, kam autorizuar donacion prej $10,000 nga kontoja e fondit Xhaka, Shaqiri për simbolin e Flamurit.

Zoti e bekoftë Shqiptarinë!

Rilind Reka

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"