“Don Zhuani” Vieri bëhet baba për herë të parë, ja çfarë emri i vendos vajzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 11:52

“Don Zhuani” Vieri bëhet baba për herë të parë, ja çfarë emri i vendos vajzës

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Kristian Vieri dhe ish-velina Kostanca Karaçiolo janë bërë prindër të një vajze që kanë vendosur që ta quajnë Stella.

vieri1

Vieri, i cili gjatë karrierës ka veshur fanellën e Juventusit, Interit, Milanit dhe Lazios, është bërë për herë të parë baba. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

dfdfdg

“Bobo” publikoi një foto të realizuar gjatë shtatzënisë së Kostancës e bashkëngjitur me të ai shkroi: “Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella”.

vieri

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se nëna dhe vogëlushja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi i pritjes së ëmbël u mësua vetëm kur ish-velina ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë.

vieribaba

Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se çifti u lidh në vitin 2017 dhe në të njëjtin vit Kostanca humbi një fëmijë pas një aborti spontan.

Costanza-Caracciolo-1

Costanza-Caracciolo-vieri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"