Dominuan Besën, trajneri i Burrelit me modesti: Nuk kemi ndryshuar asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2021 | 19:55

Dominuan Besën, trajneri i Burrelit me modesti: Nuk kemi ndryshuar asgjë

Për trajnerin matjan Saimir Patushi, fitorja do të vinte pas zgjidhjes së ngërçit në finalizim të aksioneve. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas arritjes së fitores së parë në kampionat, trajneri i Burrelit, Saimir Patushi, pohoi se të gjitha ndeshjet janë si finale për ekipin e tij.

Patushi-Saimir

“Nuk ka ndryshuar asgjë te Burreli. Po ata lojtarë janë, ngërçi që çdo ekip e ka. Besoj të jenë me këmbë në tokë. Djemtë kanë bërë detyrën e tyre ndaj Besës, gjë që duhet ta bënin edhe në ndeshjet e tjera. Goli ishte ai që hapi ndeshjen. Unë e kam thënë gjithmonë, të rrimë me këmbë në tokë dhe të shënojmë.

Po të shënojmë, loja bëhet më e lirshme për ekipin. Çdo ndeshje është njëlloj. Nuk ka të bëjë me kundërshtarin që kemi përballë. Të gjitha takimet për Burrelin janë si finale”, u shpreh trajneri Patushi me modesti pas fitores 5-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"