“Dominuam por pësuam gola të lehtë”, zëvendëstrajneri i Laçit: Shkojmë në Europë me dy finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 18:36

“Dominuam por pësuam gola të lehtë”, zëvendëstrajneri i Laçit: Shkojmë në Europë me dy finale

Humbja ndaj Tiranës ka qenë një goditje e rëndë për shanset e Laçit për të siguruar pjesëmarrjen në Europë. Por zëvendëstrajneri i kurbinasve, Klevis Hima, është i sigurt se skuadra do ta arrijë këtë objektiv nëse fiton të dy ndeshjet e radhës.

bandicam 2023-05-21 18-07-03-745

“Nuk është se vetëm për Tiranën ishte finale, edhe për ne ishte. Na vjen keq për mënyrën e lehtë si pësojmë golat. Ishte një pjesë e parë e dominuar totalisht nga ana jonë. Pësuam gola të lehtë, por nuk duhet të dorëzohemi, kemi ende edhe dy finale. Duhet të luajmë me kokën lart, janë ende në këmbët tona. Nëse i marrim këto të dyja them se jemi në Europë.

Pas ndeshjen me Kukësin, profesor Nica me stafin kemi punuar shumë në aspektin e mbrojtjes se janë pësuar gola të lehtë edhe me Kukësin, tre gola edhe sot. Në tre ditë punuam shumë në pjesën e mbrojtjes, por përsëri u goditëm me gola të lehtë dhe kjo na vret. Por shpresojmë ta rregullojmë në dy ndeshjet që kemi, që të dalim pa gola të pësuar e të shkojmë në objektivat”, tha Hima për “Oversport” pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"