“Dominuam ndaj Vllaznisë”, Bellai paralajmëron Tiranën: Kampionati është ndryshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 15:59

“Dominuam ndaj Vllaznisë”, Bellai paralajmëron Tiranën: Kampionati është ndryshe

Trajneri i Bylisit, Arjan Bellai, e ka cilësuar si një përsëritje të gabimeve të kampionatit humbjen e sotme në Kupë ndaj Vllaznisë me shifrat 0-2. Trajneri theksoi se ekipi kishte probleme me konkretizimin, por njëkohësisht paralajmëroi se ndeshja e kampionatit në fundjavë ndaj Tiranës do të ishte krejtësisht ndryshe.

bandicam 2023-01-17 15-13-23-637

“Kur humbet një ndeshje, sado mirë të luash… Ne në të dy pjesët dominuam ndaj Vllaznisë duke e mbajtur në fushën e saj pa krijuar raste. Por ne e kemi zakon që krijojmë 2-3 raste e nuk shënojmë. E kemi problem edhe në kampionat. Vllaznia luajti më me shpirt se ne, për të luajtur kundër Vllaznisë, duhet të japësh dyfishin se është një ndër ekipet më të mira dhe e tregoi edhe sot me shpirtin e garës që kishte. Mund të kemi bërë mirë, por nuk ishim të rrezikshëm para portës. Në fund të fundit, themi kush humbet e jo kush luajti mirë. Vllaznia e meritoi fitoren sot pasi ne në disa raste, nuk ishim në fushën e lojës dhe nuk i zgjidhëm situatat siç duhet.

Besoj se ndeshjet e Kupës me të kampionatit nuk kanë asnjë lidhje, futesh më i qetë se nuk të ndjek gabimi që mund të humbasësh pikë dhe vendin në renditje. Ne duhet ta analizojmë si ndeshje, i bëjmë gjithmonë por vazhdojmë gabime. Edhe ndeshja me Tiranën, do të punojmë që sot që të bëjmë më mirën se të dy palët kërkojmë pikët dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Bellai pas sfidës për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"