Dominojnë yjet e skuadrave të mëdha, ka dhe surpriza. UEFA bën publik formacionin më të mirë të javës në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 14:20

Dominojnë yjet e skuadrave të mëdha, ka dhe surpriza. UEFA bën publik formacionin më të mirë të javës në Champions

Liga e Kampionëve u rikthye këtë javë duke dhuruar një spektakël të vërtetë për sytë e tifozëve. Në 16 sfida, spikatën shumë lojtarë ndërsa UEFA ka bërë publik dhe formacionin më të mirë të javës.

champions

Në portë është zgjedhur gardiani i Lilës, Gërbiç. Skuadra franceze arriti të barazonte 0-0 me Sevijën, në një ndeshje ku Gërbiç shkëlqeu duke ndaluar andaluzianët të gjenin rrugën e golit.

Në mbrojtje, janë zgjedhur dy lojtarë të Barcelonës, Zhordi Alba dhe Zherard Pikë ndërsa reparti defensiv plotësohet nda Blind i Ajaksit dhe Koates i Sporting Lisbonës.

Në mesfushë, janë zgjedhur Okafor i Salzburgut dhe Zhorzhinjo i Çlesit ndërsa sulmi polotësohet nga, Sane i Bajernit, Muhamed Salah, Riad Mahrez dhe Vinicius Zhunior. Të gjithë këta lojtarë shkëlqyen këtë javë duke u bërë protagonist në rezultatet e arritura nga skuadrat e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"