Dominojnë vendasit, vetëm 2 janë nga jashtë kufijve/ Egnatia, zbuloni 43 trajnerët që kanë drejtuar ekipin në 89 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 22:34

Dominojnë vendasit, vetëm 2 janë nga jashtë kufijve/ Egnatia, zbuloni 43 trajnerët që kanë drejtuar ekipin në 89 vite

Duhen konsideruar vërtetë shumë të rëndësishëm për kontributet e mëdha që kanë “salduar” në krye të pankinave. Pa i klasifikuar në më të vjetër apo më të rinj, me më shumë apo me më pak përvojë, me kualifikime profesionale brenda apo jashtë Shqipërisë, me pagë më të lartë njëri apo më të ulët tjetri, trajnerët që kanë drejtuar në Rrogozhinë kanë një veçori të përbashkët.

egnatia

Të gjithë janë dalluar për dashurinë e pakursyer në lidhje me ushtrimin e profesionit të tyre, duke evidentuar ato vlera të dobishme e të domosdoshme, pa të cilat një skuadër nuk ka se si të shprehë në fushë aftësinë e saj.

Filozofinë e të luajturit, ruajtja e tipareve dhe karakteristikave më të mira që janë të konsoliduara në vite, afirmimin e futbollistëve të rinj me perspektivë apo përzgjedhjen e atyre lojtarëve të huaj që vijnë nga kombësi të ndryshme, janë disa elemente që ndërthurin trajnerët në historinë 89-vjeçare të Egnatias që nga themelimi si klub.

Përshtypje bën fakti se nga trajneri i parë, Isa Halili, te më i fundit, Edlir Tetova, dallon numri i trajnerëve rrogozhinas (17 të tillë) që në periudha e kohë të ndryshme i kanë shërbyer skuadrës së vendlindjes. Nga ana tjetër, ka një shpërndarje interesante edhe numri i trajnerëve të ardhur kryesisht nga qytetet fqinje si Kavaja, Lushnja dhe Peqini, por edhe nga Kosova apo Maqedonia e Veriut. “Panorama Sport” sjell në një vëzhgim emrat e të gjithë trajnerëve që nga themelimi i klubit në vitin e largët, 1934.

Egnatia logo

Nisur edhe nga lidhjet e ngushta që kanë Rrogozhina me Kavajën, por edhe për faktin e afërsisë gjeografike, plot 9 trajnerë nga qyteti fqinj kanë drejtuar Egnatian, duke filluar nga Alush Merhori, Hasan Germani, Ali Kariqi, Bashkim Bardhi, Bujar Pagria, Bledar Sinella, Ilir Duro, Ndriçim Kashami dhe Përparim Daiu.

FATMIR EFICA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"