“Dominim total i Vllaznisë”, Mema: Nuk e shoh mirë Tiranën pa asnjë gjuajtje në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 22:40

“Dominim total i Vllaznisë”, Mema: Nuk e shoh mirë Tiranën pa asnjë gjuajtje në portë

Ardian Mema, ish-futbollist e trajner i Tiranës, ka deklaruar se sheh bardheblutë në një moment vështirësie. Duke folur në ”Sport News Plus”, ai ka theksuar se bardheblutë kanë probleme pasi ndaj një rivali direkt, nuk bënë asnjë rast të rrezikshëm.

mema

“Prisja një ndeshje të fortë, por jo dominim të Vllaznisë. E dominoi në territor, raste, ishte totalisht Vllaznia që e zotëroi gjatë gjithë kohës topin, e komandonte ajo ndeshjen. Por i kthehem pas konstatimit të Tiranës, që gjatë gjithë kohës, edhe në Shkodër ka luajtur njëlloj, mundohej ta kapte në kundërsulm e ta gjente zbuluar. Por nuk ndodhi në këtë rast, Vllaznia sulmonte me ekuilibër dhe nuk i la në asnjë moment Tiranës raste shënimi. Ishte vetëm një moment i mbrojtësit të Vllaznisë, por nuk ishte rrjedhojë e lojës së mirë të Tiranës. Vllaznia e meritonte të fitonte, por futbolli i tillë është.

Por mendoj se në një ditë të keqe rivalin, duhet ta godasësh e fitosh ndeshjen. Unë e kam pasur bindjen që Tirana të lejon të luash topin dhe nuk e kuptoj faktin që Tirana repartin më të fortë ka sulmin dhe për sa kohë ke një sulm të mirë si Tirana, mund edhe të luash në sulm dhe të kapësh territor e të sulmosh çdo kundërshtar se tregon forcë. Kur tregon forcë, çdo ekip që luan kundër Tiranës, flasim për pretendent, çdo ekip e ka të vështirë të sulmojë dhe e ka të vështirë si do të luajë kundër teje.

Kur Tirana luan poshtë linjës së portës, nëse do të pësosh gol, nëj ekip që nuk qarkullon topin e ka të vështirë të rikuperojë nëse nuk bën këtë lojë. Kur të shënon kundërshtari do të kesh problem se e ke të vështirë për si do të sulmosh e çfarë do të bësh. Luante si 9 Hoti dhe unë nuk e kuptova këtë pjesë, duke pasur Seferin e Xhixhën. Nuk luhet gjithë kohës në kundërsulm, pse Tirana të luajë gjithmonë poshtë? Pse të mos ketë raste më tepër?

Kur doli kampion Tirana, nuk është se bënte namin, por të sulmonte,. Kishte  raste, por të mos krijosh raste e të mos bësh asnjë gjuajtje në portë, nuk e shoh mirë këtë”, tha Mema.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"