Dominim absolut në Superiore, ja statistikat e frikshme të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 13:17

Dominim absolut në Superiore, ja statistikat e frikshme të Tiranës

Tirana është skuadra që dominon në çdo aspekt në Kategorinë Superiore. Ajo ka dominuar si brenda, jashtë, në pjesën e parë, në sulm. Defekti i vetëm i skuadrës është pjesa defensive. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo është e para në çdo drejtim, duke filluar që nga renditja që është nëntë pikë përpara.

tirana-12-770x470

Ama bardheblutë janë të parët në renditjen e veçantë si brenda dhe jashtë fushe. Brenda fushe kanë grumbulluar 30 pikë në 14 takime, ndërsa jashtë fushe, 23 pikë në 12 takime. Asnjë skuadër tjetër nuk ka bërë më mirë se bardheblutë, të cilët janë të parët edhe një renditjen e pjesës së parë. Ata kanë grumbulluar 45 pikë në vend të 53 pikëve, duke treguar forcën e tyre në fushën e lojës.

Janë skuadra që kanë shënuar më shumë se të tjerët, plot 48 gola në 26 ndeshje, por nuk e kanë kaluar dot mesataren e dy rrjetave për sfidë. Një tjetër shifër e veçantë është edhe fakti që Tirana në 26 javë ka grumbulluar 2.14 pikë për sfidë. Gjithsesi, kanë shënuar dhe marrë pikë më shumë në shtëpi sesa jashtë saj. Edhe pse dominon në çdo detaj, vetëm në një parametër Tirana nuk është e para.

TIRANA STATISTIKAT

Bëhet fjalë për mbrojtjen, ku ka pësuar 25 gola, shumë në krahasim me Kukësin që është e dyta në këtë renditje speciale, ndonëse mesatarja e shënimit të golave, e lejon që të jetë në krye të Superiores me meritë. Bardheblutë aktualisht janë 9 pikë nga vendi i dytë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"