Domenek sulmoi Gasperinin për zëvendësimet ndaj PSG-së, Materaci e zë “mat” dhe i kujton finalen e Botërorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:56

Domenek sulmoi Gasperinin për zëvendësimet ndaj PSG-së, Materaci e zë “mat” dhe i kujton finalen e Botërorit

Ish-trajneri i Francës, Rajmond Domenek, thumboi Gasperinin, pas eliminimit në minutat e fundit në  çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, përballë PSG-së, ku zikaltërit u mposhtën me rezultatin 1-2. “Faleminderit Gasperini për zëvendësimet në pjesën finale të ndeshjes”, u shkroi në “Twitter”, 68-vjeçari.

2035736-raymond-domenech-et-zinedine-zidane-a-950x0-2

Por mesa duket, Domenek, harroi që një situatë të ngjashme e përjetoi edhe vetë në finalen e Kupës së Botës, në vitin 2006, kur ai zëvendësoi Vieranë, Riberinë dhe Henrinë, teksa Franca e tij u mposht nga Italia me 11-metërsha.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar ish-mbrojtësit të Italisë dhe Interit, Marko Materaci, i cili i është kundërpërgjigjur Domenekut, duke i dalë në mbrojtje Gasperinit, me postimin e tij në “Twitter”: “Na shpjegoni pse zëvendësuat Vieranë, Riberinë dhe Henrinë atë natë (i referohet finales së vitit 2006), bërët tifo për ne?”, shkroi në postimin e tij ironik Materaci.

DOMENEK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"