Doli në stërvitje me Kukësin, futbollisti i Bylisit humb gjyqin me klubin ballshiot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 11:58

Doli në stërvitje me Kukësin, futbollisti i Bylisit humb gjyqin me klubin ballshiot

Futbollisti Vesel Limaj u largua ditët e para të janarit nga klubi i Bylisit, duke dalë në stërvitje me Kukësin. Por, që në fillim ishin ballshiotët që ngritën zërin, duke thënë se ai ishte ende në kontratë, dhe kjo ishte një lëvizje e parregullt.

limaj bylisi

Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, tashmë i ka dhënë të drejtë klubit ballshiot. Drejtuesit kanë paraqitur dokumentet e nevojshme, dhe Limaj e ka humbur gjyqin. Atij tashmë do i duhet të kthehet tek Bylisi, me të cilin ka edhe kontratë. Gjithashtu, klubi ballshiot pretendon se edhe Kukësi ka shkelur rregullat, duke e afruar padrejtësisht në skuadër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"