Doli e pesta në botë, Presidenti Meta përgëzon Luiza Gegën: Sukses i jashtëzakonshëm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 15:42

Doli e pesta në botë, Presidenti Meta përgëzon Luiza Gegën: Sukses i jashtëzakonshëm!

Luiza Gega arriti një tjetër rezultat historik në karrierën e saj teksa u rendit e pesta në botë në garën e 3000 metrave me pengesa që u mbajt në Oregon të SHBA-së.

LUIZA GEGA

Për këtë arritje të atletes shqiptare ka reaguar edhe vetë Presidenti Ilir Meta, i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare në “Facebook” ka përgëzuar Luiza Gegën për këtë arritje të cilën e cilëson si të jashtëzakonshme.

“E pesta në botë!

Sukses i jashtëzakonshëm i kampiones, Luiza Gega në finalet e Botërorit!

Urimet më të përzemërta për këtë arritje të shkëlqyer për Atletikën tonë!”, ishte shkruar në postimin e Presidentit Meta.

678686

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"