“Dolën mes duartrokitjeve”, flet Saki: Italia e Manços është shembull për Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 16:14

“Dolën mes duartrokitjeve”, flet Saki: Italia e Manços është shembull për Serinë A

Arrigo Saki, ish-trajneri finalist i Italisë në Botërorin 1994, por edhe ai që revolucionarizoi futbollin me Milanin e tij madhështor, i bën komplimentet kombëtares.

Arrigo Saki

“Italia e Mançinit jo vetëm fiton, por edhe bind dhe dëfren. Dolën mes duartrokitjeve të tifozërisë boshnjake, e cila edhe pse pa beniaminët e tyre të humbnin, admiruan dominimin ‘axurr’, bukurinë dhe cilësinë e lojës të shprehur nga skuadra jonë.

Mançini mori në dorë një skuadër në depresion pas mungesës në Botëror, por edhe me një horizont të Serisë A që ishte mbipopulluar nga shumë lojtarë të huaj. Dukej e pamundur që Italia të mundte të rikthehej shpejt në shina.

Shumë trajnerë e refuzuan, me përjashtim të Manços, i cili falë kurajës dhe ideve të tij të futbollit, arriti menjëherë të ringrejë optimizmin, i besoi talentit të ri, punoi mbi kokën e lojtarëve dhe mbi të gjitha fshiu taktikën mbrojtëse.

Mançini kishte të drejtë, ai dhe loja e tij duhen marrë shembull për kërkesat ofensive dhe presingun e lartë që kërkon, pasi vetëm ky është futbolli që mund të të dërgojë te suksesi. Faleminderit Manço”, tha Saki.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"