Dokumenti shokues i Federatës: Atletja afrikano-jugore është biologjikisht… burrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2019 | 10:04

Dokumenti shokues i Federatës: Atletja afrikano-jugore është biologjikisht… burrë

Një dokument tronditës i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) ku thuhet se atletja afrikano-jugore Kaster Semenia është biologjikisht burrë, po bën xhiron e internetit.

Semenya

Kjo deklaratë erdhi pas akuzave të 2 herë kampiones olimpike në garën e 800 metrave, ku ajo akuzonte federatën se e ka përdorur si “kavie laboratori”.

dgfgf

“Më kanë përdorur si kavie, por nuk do të lejoj më që të përdorin trupin tim. U jam nënshtruar testeve të seksit dhe kurave hormonale”, deklaroi atletja.

dgfgd

IAAF fitoi betejën me atleten në KAS, teksa kërkoi që afrikano-jugorja t’i nënshtrohej kurave mjekësore për të ulur nivelin e testosteronit në trup, për të garuar si e barabartë me atletet e tjera.

Atletja

Ndërkohë se fundmi është bërë publik vendimi i Gjykatës Federale Supreme në Lozanë, që i dha të drejtë atletes, duke pezulluar vendimin e Federatës, për kurat mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"