Dokumentet e publikuara nga FSHF, reagon djali i ish-presidentit të Tiranës: Shpifje dhe shkelje e Kodit Penal, janë prova për Prokurorinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 18:00

Dokumentet e publikuara nga FSHF, reagon djali i ish-presidentit të Tiranës: Shpifje dhe shkelje e Kodit Penal, janë prova për Prokurorinë

Alban Seferi, djali ish-presidenti të ndjerë të Tiranës, Metush Seferi, ka reaguar sot me një komunikatë për shtyp, duke iu kundërvënë deklaratave të dy ditëve të fundit të FSHF-së. Institucioni i futbollit me reagimet e tij është munduar të përgënjeshtrojë pa sukses skandalin e publikuar nga Panorama Sport rreth kalimit në mënyrë të jashtëligjshme të fondeve të UEFA-s te Tirana dhe bllokimit të llogarive të FSHF-së për këtë çështje.

dfdf

Seferi e ka cilësuar si shpifje deklaratën e parë të FSHF-së, ndërsa sa i përket asaj të publikuar sot, ka bërë të qartë se pikërisht dokumentet e FSHF-së vërtetonin shkeljen që u ishte bërë ligjeve shqiptare për të cilat do të mbanin përgjegjësi palët shkelëse sipas Kodit Penal.

DEKLARATA E ALBAN SEFERIT

Nëpërmjet disa komunikatave për shtyp të bëra në dy ditët e fundit nga Federata Shqiptare e Futbollit lidhur me “transparencën” sipas saj të transfertave ndaj Klubit të Futbollit Tirana, bëj këtë deklaratë zyrtare në emrin tim, sa më poshtë:

1-Në reagimin e datës 26.11.2021, Federata Shqiptare e Futbollit shpifi haptazi, duke thënë se vendimi I Gjykatës është pezulluar nga Klubi I Futbollit Tirana me një tjetër vendim gjykate. Nëse do të kishte pezullim, as përmbarimi dhe askush tjetër nuk mund të vepronte më dhe madje as vetë Federata s’kishte pse të shkonte deri në Gjykatë për këtë çështje.

2-Në këtë reagim, çuditërisht Federata merrej me problemet e palës gjyqfituese, duke thënë se ajo nuk ka administrator. Sqaroj se shoqëria është aktive në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Diçka e tillë as I përket dhe as s’ka pse të merret Federata. Pra, kjo po thotë që unë ua kaloj lekët, por kam merak se a mund t’I ndajnë dot ortakët.

3-Në reagimin e sotëm të datës 27.11.2021, Federata ka publikuar një dokument bankar, që sipas saj vërteton një transfertë prej 120,000 eurosh në llogarinë e ABI BANK. Llogaria e Klubit Tirana në këtë bankë ka qenë e bllokuar që në vitin 2015 dhe për këtë ekzistojnë një sërë shkresash të kësaj banke që na ka konfirmuar bllokimin. Më pas, në rast se banka ka shkelur ligjin, Kodi Penal njeh sanksionet përkatëse. Veçse, shkresa që Klubi I Futbollit Tirana I ka dërguar Federatës për kalim fondesh se do të paguajë çarterin, përbën një vepër penale të provuar nga administrator I saj z.Refik Halili, pasi neni 320 I Kodit Penal parashikon qartë se fshehja dhe tjetërsimi I shumave monetare me qëllim mosekzekutimin e një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

4-Federata Shqiptare e Futbollit në deklaratën e saj ka konfirmuar haptazi se asaj nuk ia ndjen për ligj dhe as për Kod Penal të Republikës së Shqipërisë. Bashkangjitur kësaj deklarate, Ju bëj me dije një shkresë të cilën babai im e ka marrë për dijeni nga përmbaruesi gjyqësor në shtator 2020 dhe që mban datën 01.09.2020. Në këtë shkresë, e bërë 51 ditë përpara xhirimit të kësaj shume 120,000 euro, urdhërohej Federata që shumat që Klubi Tirana do të merrte nga UEFA nëpërmjet pjesëmarrjes në Kupat e Evropës, t’i xhiroheshin përmbarimit. Por, Federata nuk pyet për ligje dhe për Kod Penal sepse duket se jeton në planet tjetër. Si ka mundësi, që pas kësaj shkrese të marrë më 01.09.2020 prej saj, sërish të bëheshin kalime shumash?

5-Së fundmi, urdhër xhirimi që është një provë e shkëlqyer dhe e qartë për Prokurorinë, mban një shumë prej 120,000 eurosh, të cilat bashkë më 290,000 euro të tjera në bankën Union bëjnë 410,000 euro, ndërkohë që mbetet e paqartë se ku kanë shkuar 780 mijë euro të tjera. Shpresoj në një transparencë të plotë nga Federata dhe jo pjesore.

IMG-20211127-WA0009

IMG-20211127-WA0011

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE

VIDEO/ “Harem” në Kombëtare, shikoni si festonte Duka në Bjellorusi një vit më parë dhe kush e sajdiste me lekë dhe verë…

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

EKSKLUZIVE/ Skandali i FSHF-së me paratë e UEFA-s, zbulohet dokumenti që nxjerr blof institucionin e futbollit (FOTO)

EKSKLUZIVE/ Skandal me fondet e UEFA-s, bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme. Përfshihet edhe Tirana

Skandali me paratë e UEFA-s, Braçe tallet me Dukën: Mos, ç’është kjo gjëmë! Tani që dolëm…

Skandali me fondet e UEFA-s, reagon FSHF: Nuk ka pasur transferta bankare në llogari private apo të dyshimta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"